Arrestohet në Qafë Thanë i dënuari me 20 vite burg në Zvicër

6 Korrik 2025, 09:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pika kufitare e Qafë Thanës

Policia ka vënë në pranga në pikën kufitare të Qafë Thanës, një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik droge.

I arrestuari është Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Ai u ndalua në hyrje të territorit shqiptar gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Bern/Zvicër, me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

Interpol Tirana dhe Interpol Bern vijojnë bashkëpunimin për procedurat e ekstradimit drejt Zvicrës.

Video