Arrestimi i Sotiraq Çipit në Korçë, policia prangos edhe 20-vjeçarin që i paketoi drogën (EMRI)

17 November 2022, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Sotiraq Çipit në Korçë, policia prangos edhe
Droga

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, në vijim të operacionit “Restart 12”, duke e çuar në 28 numrin total të të prangosurve në kuadër të këtij operacioni.

Së fundmi, është vënë në pranga shtetasi Egi Bala, banues në fshatin Voskop, Korçë. Ky shtetas dyshohet se ka kryer amballazhimin dhe fshehjen e drogës së kapur në Kapshticë rreth 8 ditë më parë, ku u arrestua 64-vjeçari Sotiraq Çipi.

"Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, ka kryer ambalazhimin dhe fshehjen e 16 pakove me peshë 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës." thuhet në njoftimin e Policisë.

Droga e llojit kanabis ishte e ndarë në 16 pako me peshë totale 9.2 kg dhe ishte fshehur brenda dy gomave rezervë të një makine për t’u transportuar më pas drejt Greqisë.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video