Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Banorët e Bërxullës janë zhvendosur për të protestuar para Kuvendit.
Me thirrjet ‘Duam Pronat tona’ dhe "Shteti na ka shitur te koncesionari" ata kërkojnë shpronësime të drejta të pronës dhe të jenë me vlerën e tregut.
Ata preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar. Ndërkohë që kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren duke vendosur piketat e shiritat, sikurse ka ngritur dhe kantierin.
Sipas banorëve kompania nuk ka marrë ende lejen e ndërtimit.