Ambasada e SHBA zbardh takimin e VanHorn me Dumanin: SPAK të mbështetet nga institucionet e tjera

17 October 2024, 17:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada e SHBA zbardh takimin e VanHorn me Dumanin: SPAK të
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA Nancy VanHorn dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e të ngarkuarës me punë, Nancy VanHorn me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA thekson rëndësinë e mbështetjes ndaj SPAK-ut nga institucione të tjera të larta si policia, gjykatat, inspektoratet e të tjera.

Ambasada e SHBA shprehet se kjo “Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE”.

Mesazhi i plotë:

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. . Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE.


Video