Aldi dhe Anea Llazo - Kush janë vëllezërit biznesmenë të gjobitur me 1 milionë euro nga Laert Haxhiu, përfitues të tenderave!

22 May 2026, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aldi dhe Anea Llazo - Kush janë vëllezërit biznesmenë
Laert Haxhiu/ Anea dhe Aldi Llazi

I penduari i SPAK, Artan Tafani në dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Gjatë seancës, Tafani deklaroi se grupi i kishte vendosur një gjobë prej 1 milion eurosh një biznesmeni nga Lushnja.

Sipas dëshmisë së tij, biznesmeni kishte konflikte me persona të njohur në zonë, mes tyre edhe Land Shyti, i njohur me nofkën “Mustaqe Kuqi”.

Aldi dhe Anea Llazo - Kush janë vëllezërit biznesmenë
Pjesë nga dëshmia e Artan Tafanit

Tafani tregoi se biznesmeni kishte kërkuar ndihmë te grupi i Haxhiut për shkak të këtyre problemeve, por më pas situata kishte marrë tjetër rrjedhë.

“Ne i kërkuam 1 milion euro. Ai erdhi vetë për ndihmë dhe më pas Laerti i vendosi gjobën”, deklaroi Tafani para trupit gjykues.

Sipas tij, grupi kishte marrë fillimisht 120 milionë lekë dhe në total rreth 360 mijë euro nga biznesmeni.

VoxNews ka mësuar se biznesmeni i përmendur në dëshmi dyshohet të jetë Anea Llazi, një nga pronarët e kompanisë së ndërtimit “LLAZO”, me bazë në fshatin Bishqethem të Lushnjës.

Aldi dhe Anea Llazo - Kush janë vëllezërit biznesmenë
Anea dhe Aldi Llazi

Kompania zotërohet nga vëllezërit Anea dhe Aldi Llazi, të cilët kanë secili nga 50% të aksioneve.

Emri i kompanisë “LLAZO” është përmendur shpesh në lidhje me tendera publikë dhe procedura të dyshimta.

Aldi dhe Anea Llazo - Kush janë vëllezërit biznesmenë

Sipas të dhënave të raportuara ndër vite, kompania ka përfituar miliona euro nga fondet publike përmes kontratave shtetërore.

Kujtojmë se Laert Haxhiu po gjykohet i vetëm në këtë process pasi u arrestua ndër të fundit të grupit të tij që akuzohen për 14 krime të rënda.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video