AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg produkte qumështi!

14 February 2026, 14:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë.

Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;

2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg mocarela ;

90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;

100 (njëqind) kg gjizë;

​18 (tetëmbëdhjetë) kg mocarela (kova).

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.


Video