A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Banorët e Durrësit kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së qytetit, kundër projektit TID, një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.
Mësohet se ditën e sotme ato po zhvillojnë edhe një takim në Bashki, ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, për të diskutuar mbi projektin TID.
Rama hyri në Bashki por banorët nuk kanë mundur të afrohen e të flasin me të.
Projekti parashikon restaurime dhe riorganizim rrugësh, por disa qytetarë kanë protestuar duke shprehur shqetësime për faktin se banesat e tyre do të prishen.