Aksioni i IKMT-së vijon për të tretën ditë me radhë për prishjen e ndërtimeve pa leje në "Prestige Resort"

4 September 2022, 13:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksioni i IKMT-së vijon për të tretën ditë me
Aksioni i IKMT-së

Për të tretën ditë me radhë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për shembjen e ambienteve të ndërtuara pa leje tek "Prestige Resort" në Malin e Robit në Durrës në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

Sipas autoriteve, ky aksion është vijim të aksionit "Bregdeti ynë" për të shembur ndërtimet pa leje në bregdet. 

"Hysenbelliu Grup" pretendon se këto ambiente i ka me leje të firmosura nga vetë kryeministri Edi Rama, por sipas autoriteve, dokumenti i nxjerrë në media është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.

Sipas autoriteve, asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave.

"Hysenbelliu Grup" pretendon se “urdhëri i prishjes është dhënë nga kryeministri Edi Rama si formë hakmarrje politike kundër linjës editoriale të mediave të Hysenbelliut që prej disa kohësh kanë një qëndrim kundër qeverisë”. 

"Hysenbelliu Grup" i ka dalë në mbrojtje opozita, teksa ky aksion i IKMT-së ka nisur një përplasje të ashpër mes kësaj kompanie dhe Qeverisë.


Video