Aksidenti në Levan-Tepelenë, tre anëtarët e familjes Skënderaj në gjendje të rëndë, 7-vjeçarja transportohet te Trauma

10 June 2022, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Levan-Tepelenë, tre anëtarët e familjes
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja dalin në lidhje me gjendje shëndetësore të 3 të lënduarve nga aksidenti tragjik me 3 viktima në fshatin Buzëmadh të Fierit, ku u përplasën një makinë “Ford” me “Opel Zafira”.

Të dhënat nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se dy bashkëshortët, Gerti Skënderaj, 43 vjeç dhe e shoqja Gladiola Meraj, 31 vjeçe i janë nënshtruar operacionit dhe se aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.

Ndërkohë vajza e tyre 7-vjeçare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Kujtojmë se nga aksidenti mbetën të vdekur Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.

 

 


Video