Aksident në tunelin e Krrabës, përplasen 3 automjete, dy persona dërgohen në spital

15 October 2022, 20:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në tunelin e Krrabës, përplasen 3 automjete, dy persona
Aksident në tunelin e Krrabës

Një aksident ku janë përfshirë të paktën 3 makina u regjistruar mbrëmjen e së shtunës në tunelin e Krrabës, në aksin Tiranë-Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit dy persona janë dërguar në spital nga tronditjet e pësuara pasi përplasja ka qenë tepër e fortë.

Aksidenti bllokoi për disa minuta aksin rrugor, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve.


Video