Aksident i rëndë me 7 të plagosur në Levan-Tepelenë, mes tyre 4 fëmijë (Pamje nga vendngjarja)

23 December 2023, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë me 7 të plagosur në Levan-Tepelenë,
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 Orë” në Poçem.

Nga aksidenti kanë mbetur të paktën 7 persona të plagosur, 5 janë paraqitur ne spital deri tani. Ndër ta një fëmijë 3-vjeç, i cili është futur ne sallë të operacionit.

Dy persona të tjerë pritet t dërgohen gjithashtu në spital dhe të marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa dinamika mbetet ende e paqartë.

Forca të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Informacion paraprak nga policia:

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Aksident i rëndë me 7 të plagosur në Levan-Tepelenë,



Video