Këtë të hënë opozita ka thirrur një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë.
Rreth 1300 efektivë policie janë angazhuar në protestën e opozitës e cila pritet në nisë në orën 18:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.
Forcat Shqiponja, por edhe agjentë civilë do të jenë të vendosur në protestë.
Në gatishmëri do të jetë edhe njësia speciale RENEA, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Mësohet pranë Kryeministrisë janë pozicionuar edhe pesë autobote me ujë, si masë parandaluese në rast tensionesh, ndërkohë që dyert e institucionit janë blinduar.
Leja për tubimin është dhënë për dy orë, ndërsa Partia Demokratike nuk ka saktësuar ende kohëzgjatjen e saj.
Ndërkohë, Adriatik Lapaj është larguar nga vendi ku do mbahet protesta.