Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me kalimin e detyrës së drejtuesit të SPAK nga Altin Dumani te Klodian Braho, procedurë që u finalizua sot.
Në një reagim në rrjete sociale, zyra e BE-së në Tiranë, duke i uruar suksese Brahos, theksoi gjithashtu se Prokuroria e Posaçme ka treguar qëndrueshmëri ndaj presioneve politike teksa drejtohej nga Altin Dumani.
Në një postim në “X”, misioni i BE shkruan:
Përgëzojmë Klodian Brahon, i cili merr detyrën sot si Kryetar i SPAK-ut dhe i urojmë atij çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Ne gjithashtu përgëzojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë e tij përballë presionit politik dhe vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga Kryeprokurori në largim Altin Dumani, nën udhëheqjen e të cilit SPAK arriti përparim në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe forcoi besimin e publikut në drejtësi.
Luftimi i korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe ruajtja e sundimit të ligjit, është një përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve kryesore dhe një aspekt kyç i rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i mbështetur nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të përmbushin rolet e tyre përkatëse, të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të bashkëpunojnë plotësisht në sigurimin e llogaridhënies në dobi të të gjithë qytetarëve. Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë me SPAK-un, ndërsa mbështesim Shqipërinë në çdo hap të rrugës drejt BE-së.
The EU in Albania congratulates Klodian Braho as he takes office today as Head of SPAK and wishes him every success in this important role.
— EU in Albania (@EUinAlbania) December 22, 2025
We also commend SPAK for its resilience in the face of political pressure and the determination and integrity shown by outgoing Chief… pic.twitter.com/nx1QNLWAmc