Eksploziv pranë pallatit në Orikum

25 Shkurt 2025, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në të gdhirë të mëngjesit të sotëm pranë një pallati në Orikum.

Policia nuk ka dhënë ende shumë detaje për ngjarjen, por vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.


Video