Tre persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Kukësit për plagosjen e 29-vjeçarit Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj).
Në pranga është vënë Zenel Muçmata, i cili është Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës, si dhe dy persona të tjerë, të akuzuar se e kanë ndihmuar të fshihet pas ngjarjes.
Njoftimi i Prokurorisë Kukës:
Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Kukës për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit’
Tre persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 72 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëmnë bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetitarrestuan shtetasit;
1. Z. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78,25,22, 278 te Kodit Penal;
2. G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal; dhe
3. E. A., i dyshuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Ky operacion ishte në vijim të hetimeve tëplagosjes së ndodhur më 19.02.2025 në qytetin e Kukësit, ku shtetasi E.H. mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Pas kësaj ngjarjeje ndaj shtetasit Z.M. ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.