"Sulm politik nga kryeministri Edi Rama", Enkelejda Hoxha kërkon pafajësi në GJKKO

14 February 2022, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sulm politik nga kryeministri Edi Rama", Enkelejda Hoxha kërkon
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

"Sulm politik nga kryeministri Edi Rama" tha gjyqtarja Enkelejda Hoxha procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.

Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me nurg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Me 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra pë lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.




Video