Atentat në Memaliaj/ Tre të vrarë brenda në një lokal pranë bashkisë (EMRAT)

21 July 2024, 00:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentat në Memaliaj/ Tre të vrarë brenda në një lokal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj në mesnatën e së shtunës, 20 korrik 2024.

Nga informacionet e para mësohet se tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë.

Sipas Report Tv, viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela. 

Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.  

Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës por dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë


Video