Sulm masiv kibernetik në Policinë e Shtetit, njoftimi: Fikni urgjent të gjitha pajisjet kompjuterike!

28 June 2024, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulm masiv kibernetik në Policinë e Shtetit, njoftimi: Fikni urgjent
Foto ilustruese

Në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike.

Paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.

Deri më tani nuk dihen detaje nga sulmi në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS.


Video