
Instituti i Statistikave publikon sot Censin e Popullsisë dhe Banesave.
Burime për VoxNews nga ISTAT thanë se censusi ka dalë dhe numri i popullsisë shqiptare është 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë rezidentë.
“Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara.”, tha ajo.
Ky është Censi i 12-të në historinë e matjes së popullsisë së 100 viteve, popullsia e vendit nga viti 2011 ka rënë me 409,831 banorë.
Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.
Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv për VoxNews, është i mbrojtur sipas ligjit nr.35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta”. Artikulli mund të ripublikohet nga media të tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe duke vendosur linkun e burimit në fund, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 178 të ligjit nr.35/2016.