Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

8 October 2026, 17:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vallja e Osman Takës bëhet pjesë e Trashëgimisë

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Gonxhja e cilëson vallen si një prej shprehjeve më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një simbol të identitetit çam.

E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, vallja karakterizohet nga lëvizje të fuqishme dhe elegante, përmes të cilave përcillen vlera si trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.

Sipas ministrit, përfshirja në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale përbën një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe përcjelljen ndër breza të kësaj pasurie të kulturës shqiptare.

 

 


Video