Bleona Qerreti rikthen këngët shqiptare, do të rixhirojë 20 këngë në dy albume vizuale

8 October 2026, 09:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bleona Qerreti rikthen këngët shqiptare, do të rixhirojë 20

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti po rikthehet te repertori i saj në shqip, duke rixhiruar dhe ripunuar 20 këngë të katalogut të saj në kuadër të dy albumeve të planifikuara vizuale. Projekti nis me “ERA”, një version i ri i një prej këngëve të saj të hershme.

Katalogu shqiptar i Bleonës ishte hequr më herët nga platformat digjitale me vendim të vetë këngëtares, në një periudhë kur ajo po përqendrohej në ndërtimin e karrierës për tregun anglishtfolës. Me projektin e ri, ajo synon të rikthejë një pjesë të këtij repertori dhe ta prezantojë atë në një formë të ripunuar.

Paralelisht me rikthimin te këngët në shqip, Bleona po publikon edhe materiale të reja në anglisht, mes tyre “RIDE IT” dhe “BOY GONE BAD”. Sipas njoftimit, pritet gjithashtu një EP e prodhuar nga Timbaland.

Projekti shihet si një përpjekje për të bashkuar dy etapat e karrierës së saj: periudhën në Shqipëri, ku publikoi tetë albume në shqip, dhe angazhimin e saj të mëvonshëm në tregun amerikan.

Në karrierën ndërkombëtare, Bleona ka arritur vendin e parë në Billboard Dance Club Songs me “I Don’t Need Your Love”, ndërsa ka pasur edhe role në produksione kinematografike.

Rikthimi i katalogut vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë artistë po rishikojnë raportin me repertorin e tyre të hershëm, të drejtat dhe kontrollin mbi trashëgiminë muzikore. Për Bleonën, projekti shërben si një lidhje mes repertorit që e bëri të njohur në Shqipëri dhe fazës së saj të karrierës në tregun ndërkombëtar.


Video