
Gabriela Moura rrëmbeu vëmendjen gjatë Kupës së Botës, ndërsa tani ka ndezur rrjetin social me pozat e saj të fundit, e veshur me një palë bikini minimale. Modelja braziliane 22-vjeçare u cilësua si tifozja më seksi e turneut madhështor të verës, pasi udhëtoi nga vendlindja e saj për të ndjekur nga afër emocionet e kompeticionit.
Megjithatë, Gabriela nuk i përjetoi të gjitha mo – mentet me gëzim. Ajo shpërtheu në lot kur Erling Haaland udhëhoqi Norvegjinë në fitore emocionuese 2-1 kundër Brazilit, duke i shuar shpresat për të parë një triumf në Kupën e Botës. Pavarësisht zhgënjimit sportiv, popullariteti i modeles në rrjetet sociale u rrit ndjeshëm gjatë turneut.
Së fundmi, Gabriela ka publikuar në “Instagram” një seri fotografish të reja, ku ka vënë në pah linjat e saj trupore. E veshur me një bluzë bikini mjaft të vogël dhe pantallona të shkurtra xhins, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve. Modelja duket se po ndiqte fitoren e Kansas City Chiefs ndaj rivalëve të tyre në NFL, Miami Dolphins, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Dita e ndeshjes!!!”.
Influencuesja, e cila numëron plot 3 milionë ndjekës në “Instagram”, mori qindra komente nga fansat, të cilët nuk i kursyen komplimentet për pamjen e saj. Pak kohë më parë, Gabriela kishte tërhequr vëmendjen e fansave me mikrobikini, teksa shijonte rrezet e diellit./panorama
