Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)

13 October 2026, 18:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në

Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë përshkallëzuar më tej gjatë pasdites, me protestuesit që kanë hyrë në një biznes në zonën e Rrugës së Durrësit, prej nga kanë nxjerrë orendi dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës.

Ndërkohë, protestuesit kanë krijuar disa vatra zjarri në rrugë, në zonën e Rrugës së Durrësit dhe të rrugës Mine Peza, duke vijuar tubimin që ka zgjatur prej më shumë se katër orësh.

Raportohet gjithashtu për djegien e reklamave dhe tendave në zonat ku janë përqendruar protestuesit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.


Video