Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Plot 4 mijë tifozë kuqezinj do të jenë sot në mbrëmje të pranishëm në stadiumin e Pragës, ku do të zhvillohet përballja me Çekinë, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Europian 2024.
E teksa na ndajnë vetëm pak orë nga fillimi i ndeshjes, rrjetet sociale janë mbushur me festën që ka nisur tashmë nga bashkëatdhetarët tanë të cilër kanë mbushur lokalet dhe sheshet e Pragës.
Në lokalet e kryeqytetit çek dëgjohen këngë patriotike shqiptare ndërsa festa nuk ka munguar as në rrugë.
Kjo ndeshje, dhe ajo me Poloninë tre ditë më pas, konsiderohen si vendimtare për rrugëtimin e kombëtares shqiptare drejt Euro 2024.