Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Argjentina kaloi në avantazh në finalen e Botërorit ndaj Francës me një 11-metërsh të fituar nga Di Maria dhe të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Messi.
Megjithatë, francezët kontestuan vendimin e arbitrit pas ndërhyrjes nga pas të Dembele, por kryesori i takimit as nuk e pa rastin në VAR.
Ndërsa në minitën e 36, me një kundërsulm vrastar, Argjentina me disa pasime, mbërriti në portën e Lloris, aty ku Di Maria shënoi me lehtësi edhe golin e dytë.
Pa mbaruar pjesa e parë, Deschamps humb durimin me të tijtë dhe largon nga fusha dyshen Giroud-Dembele, për të aktivizuar Thuram dhe Kolo Muanin.