P*rleshje mes tifozëve të Shqipërisë dhe Çekisë!

12 October 2024, 08:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
P*rleshje mes tifozëve të Shqipërisë dhe Çekisë!
"Epet Arena"

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi të premte 2-0 kundër Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Shqiptarët janë pritur si armiq në "Epet Arena", teksa tre flamujt kuqezi ishin me kokën poshtë dhe me shenjën "X" në mes.

Veç saj, harta e Kosovës ishte nën flamurin serb, gjë që nxiti reagime të shumta. Për këtë situatë nuk kanë munguar as përleshjet në stadium.

Tifozat Kuq e Zi kanë tentuar të vendosin "nderin në vend", duke u përballur me rivalët.

Nga pamjet duket qartë se ka pasur një përleshje në stadium dhe jashtë tij pas ndeshjes, duke u dashur ndërhyrja e policisë dhe sigurisë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë për përdhosjen e simboleve kombëtare gjatë gjithë takimit, FSHF ka reaguar duke thënë se do bëjnë ankesë në UEFA.


Video