VIDEO/ Pamje të dhimbshme, Mbape thyen hundën dhe rrezikon të humbasë Europianin!

18 Qershor 2024, 07:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto: Kilian Mbape

Kilian Mbape në telashe.

Ylli francez ka thyer hundën pas një përplasje në supin e mbrojtësit Danso në minutën e 86-të të sfidës.

Kapiteni i “Gjelave” la fushën e lojës i gjakosur, por frika më e madhe është se ai rrezikon të humbasë Europianin në vazhdim.

Me shumë gjasa Mbape do t’i nënshtrohet një operacioni në hundë, gjithsesi ditën e nesër pritet të ketë më shumë informacione konkrete në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

  Për më tepër shikoni momentin e dëmtimit të Mbape: VIDEO  


Video