Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
SC Gjilani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka transferuar ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.
Kaçe së fundmi ishte aktivizuar në Greqi tek ekipi i PS Kalamatas, teksa karrierë ka bërë edhe në klubet e tjera të njohura greke si PAOK-u, Panthinaikos apo Aris Saloniki.
Për një periudhe të shkurtër 30-vjeçari karrierë kishte bërë edhe në Shqipëri tek ekipi i Partizanit ndërsa kjo do të jetë hera e parë që ai do të luajë në Kosovë.
30-vjeçari Kaçe ka qenë më herët reprezentues i Shqipërisë, teksa me kuqezinjtë debutimin e ka bërë në qershor të vitit 2023.