
Liverpool ia doli të fitojë trofeun e parë të sezonit, teksa mposhti në finalen e EFLa Carabao Cup skuadrën e Chelsea. “The Reds” triumfuan 1-0, teksa goli vendimtar i këtij takimi u shënua nga Van Dijk.
Festa është e gjitha legjitime të skuadra angleze, e cila tashmë është në garë edhe për 3 trofe të tjerë. Kryeson Premier League, ndodhet në garë për FA Cup si dhe në Europa League. Përveç festës që lojtarët bënë në fushën e blertë, festë pati edhe në dhomat e zhveshjes.
E gjithë skuadra dhe stafi i Liverpool e ka “djegur” në dhomat e zhveshjes, por ajo që bie në sy është një shqiptare. Nuk bëhet fjalë për një person fizik, por të gjithë lojtarët dëgjohet duke kënguar dhe kërcyer me këngën e Dua Lipës “One Kiss”.
Ka qenë vetë klubi që ka shpërndarë videon e këtij momenti në rrjetet sociale, e cila padiksutim është bërë virale.
ONE KISS IS ALL IT TAKES ???? pic.twitter.com/xsAVAFe2Gr
— Liverpool FC (@LFC) February 25, 2024