VIDEO: Futbollisti i kombëtares shënon një supergol në Kroaci

28 Janar 2024, 20:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goli i Lindon Selahit

Lindon Selahi ka shënuar golin e tretë me Rijekën në Kroaci këtë sezon, duke i dërguar të tijtë në krye të renditjes. 24-vjeçari i dha suksesin e plotë me përmbysje Rijekës në udhëtim 1-2 kundër Hajdukut të Splitit.

Përballja direkt për kreu e pa Rijekën të merrte tri pikë në "Poljud", duke siguruar edhe kreun e renditjes pas një kryevepre të mesfushorit kuqezi, që në fund festoi me 'shqiponjë'.

Pukstas kaloi skuadrën e Splitit në avantazh, teksa në pjesën e dytë Rijeka barazoi me Obregon, para se Selahi në të 75 minutë të lëshonte një "predhë" me të jashtmen e së djathtës, për tri pikët e Rijekës.

Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me klubin, Selahi ka treguar cilësi në lojë, teksa kujtojmë se ka luajtur edhe katër ndeshje me Kombëtaren dhe është në listën e Sylvinhos.

Video