Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ditën e sotme, ishte planifikuar të luhej ndeshja miqësore mes Butrintit dhe Memaliajt, para rifillimit të Kategorisë së Dytë.
Megjithatë, një situatë e pazakontë ka kaluar ndeshjen në plan të dytë. Siç raportohet, trajnerin Neritan Novi, e kanë lënë nervat në një moment dhe ka sulmuar një nga lojtarët e tij, Albi Selimaj.
Tekniku gjirokastrit i pakënaqur nga futbollisti i tij i ekipit të Sarandës, e ka goditur ashpër futbollistin.
Lojtari 22-vjeçar u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e mjekëve.