Stefan Lainer, lojtari i kombëtares austriake, tani do të duhet t’i nënshtrohet për disa muaj trajtimit mjekësor. Kanceri në qafën e tij është zbuluar jashtëzakonisht herët dhe konsiderohet i trajtueshëm me ilaçe.
Ka një shans jashtëzakonisht të lartë që ai të kthehet në shëndet të plotë dhe jetë normale. Edhe duke përfshirë sportin profesional, gjithçka mund të jetë ende e mundur.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë Stefan trajtimin më të mirë të mundshëm. I urojmë atij dhe familjes shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”, – tha Roland Virkus, anëtar i bordit sportiv te Borussia Mönchengladbach.
Klubi gjerman dhe Stefan Lainer dëshirojnë që fansat dhe mediat të respektojnë faktin se nuk do të bëhen publike detaje të mëtejshme për trajtimin dhe rikuperimin e tij.
Kësisoji, Borussia Mönchengladbach duhet të bëjë pa mbrojtësin e djathtë Stefan Lainer për një kohë të pacaktuar. Të enjten në mëngjes u zbulua se 30-vjeçari vuan nga kanceri në nyjet limfatike. Nuk u zbulua menjëherë nëse diagnoza ishte e varietetit Hodgkins apo jo.
Klubi theksoi se diagnoza u kap herët dhe se austriaku do të jetë në gjendje të rikuperohet plotësisht. “Me zbulimin e hershëm, është shumë mirë i trajtueshëm me ilaçe dhe i shërueshëm”, – thuhet në një deklaratë të klubit.
Stefan #Lainer wird Borussia mehrere Monate lang fehlen. Im Rahmen einer medizinischer Untersuchungen wurde bei ihm eine Lymphknotenkrebserkrankung diagnostiziert. Zur Behandlung muss sich Stevie einer mehrmonatigen Therapie unterziehen.
— Borussia (@borussia) July 27, 2023
Stevie, wir stehen hinter dir ????