Tottenham fiton trofeun e Europa League

21 May 2025, 23:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tottenham fiton trofeun e Europa League
Tottenham

Tottenham i ka dhënë fund pritjes 17-vjeçare pa trofe që nga Kupa e Ligës në 2007, ndërsa trofeu i fundit evropian datonte që në vitin 1984 kur fitoi Kupën Uefa.

Londinezët siguruan fitimin e Europa League, pasi mposhtën 1-0 në finale skuadrën e Manchester United.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të nga Johnson. Pavarësisht tentativave të Manchester United për të barazuar, Tottenham u mbrojt mirë, për të marrë një sukses të madh.

Përveç fitimit të trofeut, londinezët sigurojnë edhe kualifikimin në Champions League.

Në krahun tjetër, Manchester United vulos një sezon të dështuar totalisht, pasi kanë mbetur jashtë Europe në kampionat.

 


Video