Tirana shmang disfatën në Gjeorgji, kualifikimi vendoset në Shqipëri

11 Korrik 2024, 21:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana shmang disfatën në Gjeorgji, kualifikimi vendoset në Shqipëri

Tirana e ka nisur me rezultat pozitiv aventurën europiane.

Në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League, ekipi i Shkëmbit barazoi 1-1 ndaj Torpedo Kutaisi, në Stadion Ramaz Shengelia (Kutaisi).

Në pjesën e parë, vendasit gjeorgjian dominuan, duke u vendosur në kërkim të golit. Në minutën e 22-të, autogoli i Micit i dhuroi epërsinë ekipit të Kean.

Në të 39-tën, Mici provoi nga distanca, e menjëhershme ishte përgjigja e portierit. Në të 47-tën, tentoi Përgjoni, pa rezultat.

Në fundin e sfidës, ishte Haxhiu që vendosi ekuilibrat, duke dërguar në festë bardheblutë.

Skuadra që do të kualifikohet do të vendoset në aktin e kthimit, në Shqipëri. Tirana-Torpedo, do të zhvillohet me 18 korrik!


Video