Skandali në Maltë/ Tension pas fitores së Partizanit, portieri serb tërbohet nga humbja, provokon shqiptarët (VIDEO)

18 Korrik 2024, 21:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Portier serb

Partizani triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk në Maltë, duke siguruar kështu një biletë për në turin e dytë të Conference League.

Pas sfidës nuk ka munguar tensioni, i shkaktuar nga vendasit.

Pas takimit, kamerat kanë fokusuar portierin serb të Marsaxlook, Marko Drobnjak, i cili provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.

29-vjeçari shihet tejet i acaruar, teksa për ta qetësuar, u desh ndërhyrja e stafit të klubit ku bën pjesë ai.

Sa i takon Drobnjak me shokë, Marsaxlokk rikthehet në shtëpi, e eleminuar nga Conference League.

Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb.

 

 


Video