Enzo Fernandez në telashe pas këngës “raciste” ku tallej me futbollistët me ngjyrë të Francës

17 Korrik 2024, 13:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enzo Fernandez

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez është në telashe pasi u filmua duke kënduar një këngë që u cilësua si raciste, gjatë festës për fitoren e Kupës së Amerikës.

Fernandez hyri “live” në rrjetet sociale nga autobusi i mbushur me futbollistë argjentinas, në momentin kur nisi të këndonte në korr një këngë që në Argjentinë është bërë e famshme mes tifozëve vendas.

Kënga tall ekipin francez për numrin e lartë të futbollistëve me origjinë nga Afrika.

Një pjesë e tekstit:

“Luajnë me Francën por janë nga Angola. Sa bukur e, po vrapon ai *** Mbappe. Nëna e tij është nigeriane, babai kamerunez, por në dokumenta: “kombësia franceze”.

Federata franceze e futbollit reagoi e revoltuar duke thënë se do ta çojë futbollistin në instancat më të larta për t’u përballur me drejtësinë.

Ndërsa vetë Fernandez lëshoi një komunikatë ku shprehet i penduar, dhe thotë se racizmi nuk ka qenë qëllimi i tij.

Gjithashtu ekipi i tij, Chelsea, lëshoi një tjetër komunikatë duke thënë se ka nisur tashmë hetimet e brendshme për zbardhjen e incidentit dhe marrjen e masave.


Video