Trajneri italian i Real Madrid Carlo Ancelotti mirëpret Kylian Mbappé.
Në një postim në X ish-trajneri i Milanit ka publikuar një foto me Mbappe dhe shkruan: “Mirë se erdhe në klubin më të mirë në botë. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Kylian. Hala Madrid!”.
Bienvenido al mejor club del mundo.
— Carlo Ancelotti (@MrAncelotti) July 16, 2024
Bienvenido a tu casa, Kylian.
HALA MADRID!@KMbappe @realmadrid pic.twitter.com/6JcZ6Us0Yf
Kapiteni i Francës Mbappe u prezantua sot në mjediset e Real Madridit. 25-vjeçari tha me një spanjishte te rrjedhshme se transferimi në Madrid është një ëndërr e bërë realitet dhe ndihet si një fëmijë i lumtur.
“Është diçka e pabesueshme të jem këtu. E kam ëndërruar gjithmonë të jem një lojtar i Real Madrid dhe të mbaj veshur këtë fanellë. Tani ndihem si një fëmijë i lumtur. Para së gjithash, dua të falënderoj presidentin Florentino Perez, i cili besoi te mua nga dita e parë, duke kaluar vështirësi të ndryshme. Gjithashtu dua të falënderoj edhe tifozët e Real Madrid, që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë gjithë viteve dhe më bënë të ndihme krenar që jam këtu”, tha ndër të tjera Mbappe gjatë prezantimit.
Mbappe erdhi në Madrid si një transferim i lirë pas 7 viteve të kaluara në Paris. Ai është përforcimi i dytë në sulmin e “Los Galacticos”, pas brazilianit Endrick. Me dy transferimet e reja trajneri Ancelotti do të ketë në skuadrën e tij sulm “ëndrrash” ku veç Mabppe dhe Endrick janë dy brazilianët e tjerë Vinicius dhe Rodrygo. Si mesfushor i avancuar dhe si “qershia mbi tortë”, vitin e kaluar me madrilenët u bashkua dhe anglezi Jude Bellingham.