Shqipëria largohet me kokën lart nga Europiani

24 Qershor 2024, 23:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet rrugëtimi i Shqipërisë në Europian, Spanja fiton me rezultatin 0-1

Shqipëria u mposht minimalisht në ndeshjen e fundit të Grupit B nga Spanja. Kuqezinjtë humbën 0-1 ndaj Spanjës, duke mbyllur kështu edhe rrugëtimin në Europian.

Vendosi një gol i shënuar nga Ferran Torres në minutën e 13-të. Pjesa e parë foli më shumë për spanjollët, ndërsa në të dytën, Shqipëria iu afrua golit të barazimit, por Raya me disa pritje të bukura, e mbajti portën e paprekur.

Kombëtarja shqiptare mbyll rrugëtimin në Europian, në vendin e fundit të Grupit B, me 1 pikë të grumbulluar.

Ndërsa duhet theksuar se me lojën e mirë që ka zhvilluar në tri ndeshjet, Shqipëria largohet me kokën lart Europiani, ndërsa tifozët shqiptare kanë fituar Europianin me mbështetjen spektakolare që i kanë dhënë Kombëtares.

 

Video