Mbyllet pjesa e parë, Spanja udhëheq 1-0, por Shqipëria është në lojë

24 Qershor 2024, 21:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ferran Torres duke festuar golin

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Spanjë me avantazhin e iberikëve 1-0.

Ferran Torres shënoi golin për Spanjën në minutën e 13, pas një pasimi të Dani Olmos.

Shqipëria e kishte nisur shumë mirë ndeshjen, por goli bëri që dominimi të kalonte në anën e kundërshtarit.

Megjithatë ka ende kohë për të shpresuar më tej, ku kuqezinjtë mund të shkruajnë historinë. Përveç vendit të parë, gjithçka tjetër, është e hapur në Grupin B të Europianit.

Një fitore sot, do e afronte Shqipërinë me kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, për herë të parë në histori.

Video