Shqipëri-Poloni nis me 1 minutë heshtje, UEFA tregon arsyen e vendimit

10 Shtator 2023, 15:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
UEFA


Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të nisë me 1 minutë heshtje.

UEFA ka bërë me dije se të gjithë ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të nderojnë viktimat dhe do të solidarizohen me Marokun pas tërmetit të frikshëm që goditi qytetin e Marakeshit.

Deri tani mbi 2 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur është bilanci i tërmetit tragjik.

Komunikata e UEFA-s:

“Mendimet e futbollit evropian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”.

Video