
Probleme të tjera shfaqen për Antony, i akuzuar për dhunë dhe abuzim në familje pak ditë më parë nga ish-e dashura e tij Gabriela Cavallin.
DJ dhe influencuesja braziliane e ka denoncuar futbollistin e Manchester United se e ka rrahur kur ishte shtatzënë. Si pasojë e dhunës së sulmuesit ajo në fund humbi fëmijën.
Antony i mohon akuzat, por ndërkohë policia e Sao Paulos dhe ajo e Mançesterit po heton. E sikur të mos mjaftojë, të enjten, dy femra të tjera Rayssa de Freitas e Ingrid Lana denoncuan brazilianin për sjellje të dhunshme. Një situatë që e përfshin edhe më keq sulmuesin e United në polemika.
Studentja e drejtësisë Rayssa de Freitas tha se kishte patur nevojë për trajtim spitalor pas një incidenti në maj të vitit të kaluar.
Sipas fjalëve të saj, ajo u sulmua nga Antony dhe Mallu Ohana – ish-gruaja e lojtarit brazilianDudu. Të tre kishin qenë në Land Roverin e futbollistit, pasi ishin larguar nga një klub nate në Sao Paulo.
Ingrid Lana, një bankiere 33-vjeçare, tha në një intervistë për Record TV në Brazil se Antony kishte qenë agresiv ndaj saj. Ngjarja që i referohet gruaja ka ndodhur në tetorin e kaluar.
“Ai u përpoq të bënte seks me mua dhe unë nuk doja. Më shtyu pas murit dhe unë godita kokën”, ka raportuar gruaja./Telegraph