
Tendera sekretë dhe të mbyllur për mjekësinë, 2 milionë Euro pa ...
19 Prill, 15:22Fokus
Shqipëria do të presë Poloninë në “Air Albania”, në orën 20:45, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” në Grupin E.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të kërkojnë që të përsërisin historinë e 8 viteve më parë, kur Kombëtarja arriti të kualifikohej në Europianin “Francë 2016”.
Përballë është Polonia e Levandovskit me shokë, të cilën Shqipëria nuk ka arritur ta mundur kurrë dhe kështu kërkohet të thyhet dhe një tabu historike.
SHQIPËRI – POLONI 20:45 “AIR ALBANIA”
Në stadiumin “sold out” dhe me një mbështetje të madhe nga tifozët, Kombëtarja do të luftojë për të marrë një fitore historike, e cila gjithashtu do ta vendoste në vendin e parë dhe do të shtonte shanset për kualifikim.