Shpëtim Duro drejt titullit në Maqedoni, Shkëndija-Shkupi mund ta shpallë kampion!

3 May 2023, 13:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpëtim Duro drejt titullit në Maqedoni, Shkëndija-Shkupi mund ta

Struga është duke shkruar histori në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke qenë se po kryeson kampionatin dhe është shumë pranë titullit kampion.

Skuadra shqiptare e drejtuar nga Shpëtim Duro po bën një sezon shumë të mirë dhe jo rastësisht renditet në vendin e parë me 59 pikë, 5 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë.

Këtë javë, Struga mund të fitojë matematikisht titullin kampion, por për të arritur deri te ky sukses, Strugës i duhet të bëjë edhe 2 llogari të tjera.

Fillimisht, skuadra e Duros duhet që të fitojë ndeshjen ndaj Sileksit në shtëpi dhe nga ana tjetër, të shpresojë që në derbin shqiptar, Shkëndija – Shkupi, kuqezinjtë të mos fitojnë.

Një barazim ose një fitore e Shkupit, do ta shpallte Strugën matematikisht kampione të Maqedonisë së Veriut 2 javë para fundit. Në të kundërt, gjithçka do të komplikohej pasi 2 ndeshjet e fundit, Struga i luan pikërisht ndaj Shkëndijës dhe ndaj Shkupit.


Video