Rikthehet interesi i West Ham për “bomberin” kuqezi, Armando Broja

12 June 2023, 14:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet interesi i West Ham për “bomberin” kuqezi, Armando
Armando Broja

West Ham United thuhet se është i prirur të provojë përsëri për transferimine e mundshëm të sulmuesit të Chelsea dhe kombëtares shqiptare, Armando Broja.

“Bomberi” kuqezi aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim  që pasoi me një operacion në gjurin e tij.

Broja duket një perspektivë e mirë dhe ka qenë në shënjestër të David Moyes më parë.

Drejtuesit e West Ham ishin të revoltuar me Chelsea pasi ata nuk e lanë që Broja të largohej dhe kështu “Hammers” u detyruan të transferonin sulmuesin italian, Scamacca.

Për këtë të fundit, zërat e largimit sa vijnë edhe përforcohen, kështu që West Ham dëshiron të futet në garë përsëri për Armando Brojën


Video