Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Manchester City dhe Inter luajnë sot në 21:00 në Stamboll për finalen e Champions League. Në stadiumin "Ataturk" priten më shumë se 85 mijë tifozë, teksa në rrugët e Stambollit ka nisur festa.
Janë të shumtë tifozët e të dyja skuadrave që kanë udhëtuar prej dje në Turqi, duke ofruar një atmosferë fantastike.
Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, u dërgoi një mesazh lojtarëve “zikaltër” përpara finales së Championa League ndaj Manchester Cityt këtë të shtunë.
Duke folur për mediet italiane, Zanetti falenderoi lojtarët, ndërsa u kërkoi të kurorëzojnë ëndrrën. “Djema, faleminderit që na dhatë mundësinë të përjetojmë këto emocione, le të shkojmë dhe të kurorëzojmë ëndrrën”, u shpreh ai.