Përplasjet me Ten Hag te Manchester United, ‘The Sun’: Ronaldo dëshiron rikthimin në Seria A

25 October 2022, 14:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasjet me Ten Hag te Manchester United, ‘The Sun’: Ronaldo
Cristiano Ronaldo dhe në sfond trajneri Ten Hag

Situata e vështirë që po kalon te Manchester United nxit dita ditës spekulime të reja për Cristiano Ronaldo-n. Së fundmi mediat angleze shkrujnë se fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ ka ndërmend të kthehet në Itali pas aventurës me Juventusin.

Sipas medias britanike 37-vjeçari dëshiron një kalim te Napoli, skuadër e përfolur edhe në merkaton e verës. Pak ditë më parë u tha se Chelsea po përpiqej të joshte portugezin për një kalim në muajin janar, ndërsa ende nuk ka një ofertë konkrete.

Kontrata aktuale e Ronaldo-s me Manchester United është deri në qershor të 2023, ndërsa këtë sezon sulmuesi është aktivizuar në 8 ndeshje të Premier League nga Ten Hag teksa ka arritur të shënojë vetëm një herë./The Sun


Video