Përplasje Dzeko-Fenerbahçe, sulmuesi nuk do të marrë pjesë në turneun në Rusi: Arsyeja është totalisht politike

28 June 2023, 20:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje Dzeko-Fenerbahçe, sulmuesi nuk do të marrë
Edin Dzeko

Në më pak se një javë nga transferimi i tij në Turqi, mes Edin Dzeko-s dhe Fenerbahçes ka ndodhur përplasja e parë.

Ish-sulmuesi i Interit nuk ka ndërmend që të marrë pjesë në turneun e planifikuar për në fillim të korrikut në Shën Petersburg të Rusisë, ku verdheblutë janë ftuar që të marrin pjesë bashkë me pritësit e Zenitit, serbët e Yllit të Kuq të Beogradit dhe azerët e Neftchi Bakut.

Arsyeja është totalisht politike, duke qenë se Xheko ka dalë hapur kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Dzeko, i cili që në shtatorin e shkuar doli hapur kundër miqësores ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Bosnjës, që më vonë u anashkalua, ka mbështetjen e disa shokëve të ekipit, kryesisht të huaj.

Por drejtuesit e klubit janë kundër qëndrimit të tij.

Duke qenë se boshnjaku ka firmoaur që të luajë edhe në miqësore, rrezikon edhe një gjobë nga Fenerbahçe. Më 9 Korrik ekipi turk do të ndeshet me Zenitin, 3 ditë më pas me Yllin e kuq të Beogradit dhe më 15 Korrik me Neftçi Bakun.


Video