Jemi në zemër të Alpeve Italiane, duke lundruar në rrëmbesat emocionuese të klasit III të lumit Adda, shtrati i të cilit përshkon rajonin piktoresk të Lombardisë në Italinë veriore. Me origjinë nga majat alpine pranë kufirit me Zvicrën, ky lumë madhështor shtrihet në drejtim të lindjes për rreth 313 kilometra përpara se të bashkohet me lumin Po. Përgjatë rrjedhës së tij, ai gjarpëron nëpër rajonin magjepsës të Valtellina, duke formuar liqenin mahnitës të Komos. Pikërisht në këtë luginë të mbytur nga gjelbërimipo mbahet ngjarja më e rëndësishme e vitit: Kampionati Botëror i Rafting 2023!
Falë reshjeve të bollshme të borës nga dimri i kaluar, lumi Adda krenohet me një rrjedhje mbresëlënëse uji, duke ofruar një sfidë ideale për mbi 400 sportistë dhe teknike nga 32 shtete nga e gjithë bota. Kampionati do të zgjasë nga 26 qershori deri më 2 korrik dhe steka është e lartë, pasi pjesëmarrësit garojnë për titullin prestigjioz të Kampionëve të Botës.
Sportistët do të garojnënë kategori të ndryshme, duke përfshirë Zbritje e Lirë në Lumë (Downriver), Zbritje me Pengesa (Slalom) dhe Zbritje Kokë më Kokë (RX): gara në të cilin dy ekipe do të garojnë njëkohësisht në të njëjtin seksion të lumit për të siguruar fitoren.
Këtë vit, gara prezanton gomone më të mëdha të Aquadesign, duke iu përgjigjur numrit në rritje të pjesëmarrësve. Gjatë procesit të akreditimit, lëvizjes sonë tërafting iu bashkuan disa shtete të reja, duke shprehur entuziazmin e tyre për këtë sport gjithëpërfshirës. Italia, India, Kosta Rika, Japonia dhe Brazili, skuadrat e para që mbërritën, dhe më pas Kosova, Shqipëria, Argjentina, Armenia, Belgjika, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjeorgjia, Irani, Kazakistani, Maqedonia e Veriut, Malta, Mali i Zi, Holanda, Sllovenia, Serbia, Sllovakia, Turqia dhe Ukraina. Gjithashtu kemi pjesëmarrjen e tre vendeve afrikane - Maroku, Senegali dhe Uganda - risia e vërtetë e këtij kampionati.
Sportistët zhvilluan seancën e parë zyrtare stërvitore pasditen e djeshme, duke eksploruar rrëmbesat dhe duke u njohur me lumin sfidues.
Sot në orën 13:00 fillon kulifikimiper garat RX të cilat mund të ndiqen live këtu.
Një sërë argëtimesh i pret spektatorët gjatë gjithë javës, duke përfshirë paradën e mbajtur dje të skuadrave duke filluar nga PiazzaTeresina Tua Quadrio, duke kulmuar në qendrën e gjallë të qytetit të udhëhequr nga bandat Albosaggia dhe Ardenno. Rrahje te forta zemre gjatë garave por edhe festime me performancat e ndryshme te artistëve lokale dhe DJ kudo nëpër luginë.
Një nga pikat kryesore të ngjarjes është zbritja emocionuese natën përgjatë lumit Mallero. Benedetto Del Zoppo, mikpritës i Botërorit si president i Federatës Italiane të Rafting, shpjegon se lumi do të ndriçohet për këtë zbritje magjepsëse.
Federata Botërore e Rafting ka krijuar një hapësirë të dedikuar për projektin "Paqe dhe Sport" nga "Organizata për Paqe përmes Sportit", një organizatë e pavarur me qendër në Principatën e Monakos dhe sponsorizuar nga Princi Albert II. Ky projekt synon të promovojë paqen përmes sportit dhe të gjithë sportistët do të marrin pjesë duke shfaqur në mënyrë simbolike një fletë të bardhë.
Angazhimi i sportistëve tanëpër qëndrueshmërinë mjedisore nuk është asgjë e re, por OneTreePlanted ka mundur të zhvillojë maksimalisht këtë potencial.Federata Botërore e Rafting, me rastin e Kampionatit Botëror të Rafting 2023- Garame ZeroPlastikë, ka nderin të mbështesë projektin e ripyllëzimit - këtë herë në Ugandë - duke mbjellë 1 pemë për çdo sportist pjesëmarrës në ngjarje.
Kampionati Botëror i Rafting 2023 do të hyjë në histori si ngjarja më e madhe e rafting e mbajtur ndonjëherë në mbarë botën. Duke u zhvilluar në dy zona brenda Valtellina, Sondrio dhe Piateda-Bofetto, kjo qasje unike siguron një ndikim të gjerë dhe sjell përfitime të shumta për të gjithë zonën. DaniloBarmaz, President i Federatës Botërore të Rafting, thekson rolin e kampionatit në promovimin e gjithëpërfshirjes dhe angazhimin me sport dhe atkivitete argëtuese duke rritur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe komunitetit lokal për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e natyrës.
Si në çdo kampionat botëror, ka skuadra që kanë qenë shtyllat kryesore në lëvizje për dekada, dhe ka skuadra që po bëjnë debutimin e tyre të parë si Federata për Kajakim e Kosovës. Prania e skuadrave të vjetra dhe të reja do të krijojë mundësi për shumësurpriza.
Jemi shumë të lumtur t'ju mirëpresim të gjithëve në këtë atmosferë unike solidariteti dhe miqësie, ku dallimet treten përballë pasionit për lumin.
Rafting nuk është thjesht një sport, por një mundësi për të bashkuar njerëzit dhe Federata Botërore e Rafting i uron fat të gjithëve!
*Anëtare e Bordit Ekzekutiv të worldraftingfederation.com. Ndër vite Blerina është angazhuar për zhvillimin e sportit si aktivitet argëtues dhe gjithëpërfshirës, përmirësimin e ofertës turistike në Ballkanin Perëndimor, politikëbërje dhe këshillimin ligjor. Ajo është një aktiviste për Ruajtjen e Natyrës dhe Turizmin e Aventurës.