Milionat e Arabisë nuk e blejnë dot, Luka Modriç rinovon me Real Madrid

26 June 2023, 22:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milionat e Arabisë nuk e blejnë dot, Luka Modriç rinovon me
Luka Modriç

Milionat mund të blejnë çdo gjë, por jo dëshirën për të tentuar të tjerë trofe me skuadrën e zemrës. Përballë “shiut të parave” që po mbërrin nga Arabia Saudite, Luka Modriç ka zgjedhur pasionin për të kërkuar sërish të lërë gjurmën e tij me Realin e Madridit.

Ish-fituesi i Topit të Artë ka rinovuar edhe për një sezon me 14 herë kampionët e Europës, për të refuzuar kështu ofertat faraonike që mbërrinin nga Superliga arabe e futbollit.

Gjithçka është konfirmuar nga klubi spanjoll që e ka zyrtarizuar mesfushorin kroat të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm. Sezoni i 12-të për Modriç në kryeqytetin spanjoll, i cili mbërriti në Madrid nga Tottenham në vitin 2012.

Luka Modriç do tentojë që të fitojë sërish me fanellën e Real Madrid, ku ka koleksionuar trofe të shumta ekipor dhe individual.

37-vjeçari ka fituar 3 tituj të La Liga, 2 Kupa Mbreti, 4 Superkupa Spanje, 5 Champions League, 4 Superkupa Europe dhe 5 Botërore Klubesh. Në 488 ndeshje në të gjithë kompeticionet, Modriç ka shënuar 37 gola me fanellën e Real Madrid.


Video