Pas dy vjetësh Matko Djarmati largohet nga Vllaznia

9 June 2022, 10:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas dy vjetësh Matko Djarmati largohet nga Vllaznia

Matko Djarmati nuk është më drejtor sportiv i Vllaznisë.

Kroati largohet pas dy vitesh nga shkodranët, që në dy sezone fituan Kupën e Shqipërisë dhe vjet dolën nënkampionë.

“KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falënderuar për punën e mirë që ka bërë në

këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, njofton klubi shkodran.

Tashmë mbetet të shihet se kush do ta pasojë Djarmatin në rolin e drejtorit sportiv.

Një dorë në lidhje me merkaton pritet ta japë edhe trajneri Mirel Josa, me të cilin shkodranët fituan Kupën. 


Video